Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Federatës Ruse në vendin tonë, Sergej Bazdnikin.

Në takim bashkëbiseduesit u dakorduan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Federata Ruse kanë lidhje të shkëlqyeshme kulturore, të cilat karakterizohen me realizimin e një numri të madh projektesh në të gjitha veprimtaritë e kulturës.

Ministri Ademi falënderoi për mbështetjen në kulturë që e jep Ambasada e Federatës Ruse dhe është i bindur se partneriteti maqedonas-rus edhe më tutje do të vazhdojë të zhvillohet dhe të avancohet. Bashkëpunimi i deritanishëm me Federatën Ruse është në nivel të shkëlqyeshëm me prezantimin e vazhdueshëm të vlerave maqedonase të kulturës në këtë vend, por me rëndësi është edhe numri i përmbajtjeve me të cilat kultura ruse prezantohet para publikut maqedonas.

Përveç në planin bilateral, ekziston një bashkëpunim i shkëlqyeshëm edhe në planin multilateral, në kuadër të UNESKO-s, si dhe në kuadër të Fondacionit Ndërkombëtar „Forumi i kulturave sllave“, në të cilin realizohen një numër i madh projektesh dhe aktivitetesh të përbashkëta me të cilat ruhen traditat kulturore të popujve sllavë dhe promovimi i tyre si vlera të përhershme dhe universale në korniza globale.