Ministri i Kulturës Hysni Ismaili realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vendin tonë, Milan Jazbec. Në takim bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e kulturës midis Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe Republikës së Sllovenisë , si dhe për aktivitetet që do të realizohen në periudhën e ardhshme.

Ministri i Kulturës Ismaili theksoi bashkëpunimin e mirë që Ministria e Kulturës e kultivon me ambasadën e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shprehu besim se komunikimi i shkëlqyeshëm dhe mbështetja reciproke do të vazhdoi edhe në periudhën në vijim.

Ishte konstatuar se ekziston një këmbim i projekteve dhe vizitave midis artistëve maqedonas dhe slloven në të dy vendet, ndërsa është i shkëlqyeshëm dhe bashkëpunimi në sferën e veprimtarisë letrare, e cila realizohet përmes Konkursit për financimin e përkthimeve të veprave përfaqësuese dhe cilësore nga letërsia maqedonase në gjuhë të huaja.

Ministri Ismaili theksoi  se në përputhje me Programin Vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2020 , janë mbështetur më shumë aktivitete për prezantimin e kulturës maqedonase në Slloveni, përfshirë këtu dhe vizitën  në TPM, ekspozita e vizatimeve nga Nikolla Martinovski nga koleksioni i Galerisë Nacionale në muzeun e Posavit në Brezhicë dhe të tjerë.

Përveç planit bilateral, Republika e Maqedonisë së Veriut me Slloveninë ka bashkëpunim të shkëlqyer në planin multilateral. Të dy vendet janë anëtare të Forumit  të kulturave sllave, në Këshillin e ministrave të Evropës Juglindore , ndërsa realizojnë dhe projekte të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit me UNESCO.