Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mori pjesë në fillimin e ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bogovinës, investim i mbështetur nga Ministria e Kulturës me 25,000,000.00 denarë.

Objekti mbështetet me Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për shfrytëzimin e mjeteve për dotacionet kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale në fushën e kulturës për vitin 2019.

Mjetet financiare janë të dedikuara për realizimin e projektit të investimit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bogovinës për punimet në tokë, punimet për armimin e betonit dhe punimet e izolimit, në pajtim me Projektin Themelor të përpiluar nga Idea Grup nga Tetova.

„Kjo Shtëpi e Kulturës që sot fillojmë ta ndërtojmë, jam i bindur se do të bëhet një vend qendror në Bogovinë ku të gjithë njerëzit krijues nga rajoni do të kenë mundësinë për t’i realizuar potencialet e tyre dhe kështu të kontribuojnë në uljen e dallimeve midis qytetit dhe vetëqeverisjes lokale“,tha ministri Ismaili në kuadër të evenimentit.