Ministrja e kulturës Irena Stefoska u takua me Ambasadorin e sapoemëruar të јashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm në detyrë të Republikës Greke në vend, Rusos Kunduros. Në takim, ministrja Stefoska i uroi Ambasadorit Kunduros një mision diplomatik të suksesshëm, duke shprehur bindshmërine se në periudhën që pason do të hapet një kapitull i ri në thellimin e lidhjeve kulturore midis dy vendeve dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës për kulturë.

Bashkëbiseduesit diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në fushën e kulturës të të dya vendeve, si dhe krijimin e bashkëpunimit me institucionet në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe shkëmbimin e ekspertëve për konservimin dhe restaurimin e ikonave, freskeve dhe gjësendeve të ngjajshme.

Gjithashtu u diskutua për mbështetjen e të gjitha formave të bashkëpunimit rinor, me qellim që të forcohen lidhjet dhe të mirmbahenmarrëdhëniet midis të rinjve në të dya vendet, të cilat bazohen në Planin e Veprimit të marrëveshjes së lartpërmendur.

Në takim u theksua rëndësia e nënshkrimit të  Programit për bashkëpunim midis Ministrive të Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, e cila do të prezentojë mundësi për krijimin e një bashkëpunimi më intensiv.

Në takimi gjithashtu u shpresua se me tejkalimin e situatës të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, këtë vit do të jetë e hapur mundësia për të realizuar më tepër aktivitete përmes të cilave do të prezantohet kultura në të dya vendet.