Sot,ministrja e kulturës Irena Stefoska,u takua me ambasadoren inordinare dhe të plotëfuqishme të Gjeorgjisë,Tamuna Liluashvili në Republikën e Maqedonisë së Veriut,me seli në Sofje.

Në takim u konstatua se emërimi i ambasadorit të parë jorezident të Gjeorgjisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut,pas vendosjes së marëdhënieve diplomatike në vitin 2019,është një hap i rëndësishëm për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Bashkëbisedueset theksuan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjia,janë vende me një traditë dhe interes të madh,për njohje të ndërsjelltë dhe për thellimin e lidhjeve kulturore ndërmjet dy vendeve.Për të thelluar lidhjet kulturore,u shqyrtua edhe mundësia për të nënshkrur një dokumen ligjor,me të cilin në mënyrë zyrtare do të rregullohen marrëdhëniet në fushën e kulturës ndërmjet dy vendeve.

Ambasadorja Liluashvili falenderoi për pritjen e ngrohtë dhe theksoi se Gjeorgjia është e gatshme për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në fushën e kulturës me Republikën e Maqedonisë së Veriut,të bazuara në respektin e ndërsjelltë dhe shkëmbimin e projekteve kulturore dhe përmbajtjeve artistike.