Projekti artistik „Kjo godinë flet (me të)vërtetë“ është fitues i çmimit “Triga e Artë” në Kuadrienalen e Pragës të këtij viti. Projekti është i autorit Filip Jovanovski, kuratores Ivana Vaseva, ndërsa komisionare është Frosina Zafirovska, drejtoresha e Muzeut të Qytetit të Shkupit.

Projekti në të cilin është përfshirë pjesa performative e aktores Kristina Lelovac flet mbi Godinën Hekurudhore në Shkup dhe idenë për jetesën e përbashkët të solidaritetit të prezantuar në bllokun banesor.

Çmimi “Triga e Artë” i ishte ndarë ekipit nga Republika e Maqedonisë së Veriut për shfaqjen dhe skenografinë më të mirë në kuadrienalen e sivjetme nga ana e jurisë shumanëtarëshe të përbërë nga artistët nga e gjithë bota.Çmimi është fituar në konkurrencën me 79 vende të botës.