„Engjëjt dhe qyteti“ është titulli i koncertit simfonik që do të mbahet në Filarmoninë e Maqedonisë sonte, 7 shkurt, prej orës 20:00. Për herë të parë në skenën muzikore maqedonase, orkestri i Filarmonisë së Maqedonisë do ta jap Simfoninë nr. 4 „Los Anxheles“ nga kompozitori bashkëkohor, Arvo Pert.

Dirigjent i koncertit është dirigjenti i etabluar holandez, Konrad van Alfen. Krahas veprës së Pertit, në koncert do të interpretohen edhe Polka nga baleti „Koha e artë“ nga Dmitrij Shostakoviq, Koncerti për flautën e vogël në C-dur nga Antonio Vivaldi dhe Koncerti për oboe dhe orkestër në g-moll nga Johan Sebastian Bah, me ç’rast si soliste do të prezantohet artistja e jashtëzakonshme e flautës së barokut, Lusi Horsh nga Holanda.