Çmimi shtetëror ,, Nënë Tereza“ – Për herë të parë u vendos në vitin 2006

Në pajtim me nenin 8 të ligjit për çmime shtetërore dhe ligjin për  ndryshim dhe plotësim të ligjit për çmime shtetërore (,,Gazeta Zyrtare e RMV”) nr. 52/06,54/07 me çmimin ,, Nënë Tereza“ ndahet mirënjohje për arritjet në fushën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitjen, dhe avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e bashkëpunimit midis popujve , ashtu edhe midis pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme, kulturave dhe fesë së ndryshme

Në një vit mund të ndahen më së shumti deri në dy çmime. Çmimin shtetëror e ndan Këshilli për Ndarjen e çmimit shtetëror ,, Nënë Tereza“, i përbërë nga kryetari dhe 12 anëtarë , i cili shpallë konkurs dhe sjell vendim për ndarjen e çmimit.