Teatri Turk nga Shkupi sot do të jap dy shfaqje: prej orës 11:00 – shfaqja me kukulla „Kalifi lejlek“, ndërsa prej orës 19:00 – shfaqja për të rinj „Ana dhe Hana“.

Shfaqja me kukulla është punuar sipas motiveve nga përralla me emrin e njëjtë të Vilhelm Hauf, me dramatizimin dhe regjinë e Darko Kovaçovskit. Skenografe, kostumografe dhe autore e kukullave është Nadja Vasileva-Kovaçovska. Personazhin kryesor në shfaqje e luan Aksel Mehmet, ndërsa në ekip janë edhe aktorët: Funda Ibrahim, Naxhije Keç dhe Tamer Ibrahim.

Shfaqja „Ana dhe Hana“, e cila në skenën e Teatrit Komedia do të jepet prej orës 19:00, është sipas motiveve të „Ditarit të Ana Frank“ me përshtatje dhe regji të Dragana Gunin.

Në shfaqje interpretojnë: Emine Halil dhe Zhale Osmanli, Ines Radonçiq, Hakan Daci, Funda Ibrahim, Edin Jakupoviq, Ziba Radonçiq, Riad Tahir dhe Naxhije Keç. Skenograf është Bedi Ibrahim, kostumografe Elena Vangellovska, koreografe Aleksandra Koçovska-Naçeva, ndërsa muzika është e Adi Imeri.