Me rastin e 70 vjetorit të botimit të numrit të pare të revistës për letërsi,kulturë dhe art “Bashkëkohësi” ,dhe 100 vjetorin e lindjes të krijuesve të mëdhej të letërsisë maqedonase dhe shkencës së letërsisë,– Blazhe Koneskit (1921-1993) dhe Kole Çashules (1921-2009),-revista “Bashkëkohësi” publikoi një thirje për artikuj në formë të prozës,poezisë (më së paku 3 këngë),eseje ose artikuj shkencorë të cilat tematikisht duhet tu kushtohen këtyre figurave kulturore maqedonase.

I madhi i letërsisë maqedonase dhe bashkëpunëtor prej një kohetë gjatë i revistës me botimet e tij të regullta,Blazhe Koneski,kaqenë një nga redaktorët e revistës së pare letrare “Dita e re” (1945-1951) revistë paraardhëse e revistës “Bashkëkohësi”.

Edicioni i pare i revistës më të lashtë letrare maqedonase kaqenë e botuar nga Shtëpia botuese “Koço Racin”,nën redaksion të Kiro Haxhi Vasilev,Aco Shopov dhe Kole Çashule,ndërsa gjatë histories së saj botuese,pjesë e revistës kanë qenë shkrimtarë të mëdhej maqedonas dhe teoricientë letrarë si: Dimitar Mitrev,Slavko Janevski,Vasil Iloski,Gane Todorovski,Simon Drakula,Tashko Georgievski,Vlado Maleski dhe të tjerë.

Me rastin e shënimit të 70-të vjetorit nga egzistimi i revistës letrare “Bashkëkohësi”,redaksia e revistës i inkurajon shkrimtarët,poetët,eseistët dhe studijuesit profesionistë të veprës së këtyre dy figurave të shquara,por edhe të krijuesve të tjerë që janë të lidhur me historinë e revistës,kontributet e tyre ti dërgojnë në e-mail adresën: mksovremenos@gmail.com deri në fund të muajit Gusht të vitit 2021,u deklarua nga revista “Bashkëkohësi” në njoftimin për thirjen. Pas shqyrtimit dhe redaktimit të tyre,tekstet e përzgjedhura do të botohen në disa nga numrat e revistës “Bashkëkohësi” për vitin 2021.