Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, dje u takua me përfaqësuesit e iniciativës „Kultura është faqja kryesore e çdo shoqërie“, të cilët në konferencë për shtyp dolën me kërkesa si reagim ndaj rezultateve nga konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2019.

Në fillim të takimit, përfaqësuesit e iniciativës falënderuan për reagimin e shpejtë dhe për mirëkuptimin e ministrit Ademi që t’i përgjigjet kërkesës së tyre për t’u takuar në të cilën do të bisedohet për nevojën nga hapat konkretë në zgjidhjen e problemeve sistematike me të cilat ballafaqohet resori i kulturës.

Në iniciativë janë: Lokomotiva – Qendra e Iniciativave të Reja në Art dhe Kulturë, Teatri i Navigator Cvetko, Kinemaja Kultura – hapësira e projektit për artet bashkëkohore të interpretimit dhe kulturës,Fakulteti për gjërat që nuk mësohen (FRÇU)/AKTO Festivali për Artet Bashkëkohore, Interart Qendra Kulturore – Tanc fest Shkup dhe Teatri i Vallëzimit Shkup dhe „PMG rekordings.

Në atmosferën konstruktive të dialogut, ministri Ademi dhe përfaqësuesit e iniciativës miratuan konkluzione për një bashkëpunim të mëtejshëm.

Ishin marrë vesh që në procesin e mëtejshëm të miratimit të ligjit të ri për realizimin e interesit publik në kulturë, në Grupin e Punës të ketë anëtar nga kjo iniciativë.

Ishin marrë vesh që deri në miratimin e ligjit për financimin e interesit publik në kulturë, menjëherë t’i qasen ndryshimit dhe plotësimit të ligjit ekzistues për kulturë në pjesën e dispozitave me të cilat rregullohet financimi i kulturës. Në Grupin e Punës për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit ekzistues për kulturë do të përfshihet edhe anëtari i iniciativës.

Ministri Ademi plotësisht pajtohet me sugjerimet e opinionit kulturor për mangësitë në mënyrën e financimit dhe vlerësimit të konkurseve vjetore, dhe e mbështet iniciativën për të intervenuar në ligjin ekzistues, në ndërperiudhën deri në miratimin e ligjit të ri në kulturë.

Iniciativa „Kultura është faqja kryesore e çdo shoqërie“ do të organizojë debate publike në të cilat pjesëmarrje aktive do të merr Ministria e Kulturës, ndërsa në të cilat do të bisedohet dhe do të përcaktohet modeli për ndarjen e buxhetit në kulturë, sipas veprimtarive.

Në debatet publike do të shqyrtohen dhe do të futen kriteret për pjesëmarrjen dhe vlerësimin e konkurseve vjetore për projektet me interes nacional në kulturë. Ishin marrë vesh të përcaktohen kriteret e rrepta të cilat do të jenë specifike për veprimtaritë.

Ministri Ademi dhe përfaqësuesit e iniciativës u morën vesh në mënyrë publike dhe transparente të bëhen ndryshimet e kategorive të vjetra të veprimtarive dhe kategorizimi të harmonizohet me modelet dhe praktikat evropiane dhe botërore për financimin e aktiviteteve kulturore.

Ministri Ademi, në mënyrë publike dhe transparente në frymën e dialogut cilësor me punëtorët kulturorë, i informoi menaxherët në kulturë se komisionet e veprimtarive i rishqyrtojnë fletëparaqitjet e refuzuara dhe, në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative, subjekteve që kanë dorëzuar fletëparaqitje në konkurset vjetore u jepet mundësia në afatin përkatës të dorëzojnë shpjegime plotësuese dhe dokumentacion për fletëparaqitjet që kanë pasur mangësi formale.

Ministri Ademi, siç deklaroi disa herë deri më tani, edhe në takim potencoi se komisionet punojnë në pajtim me Ligjin për kulturë, por se ka mundësi formale, me parashtrimin e ankesës ose për shkak të reagimeve në opinion, krahas projekteve të refuzuara për të cilat komisionet kanë përcaktuar se janë me interes nacional, të rishqyrtohen edhe projektet e miratuara për të cilat ekziston dyshimi për parregullsi në vlerësim.