Në Çarshinë e vjetër të Shkupit,prej sot 15 shtator deri më 17 shtator,do të zhvillohet manifestimi tradicional “Tingujt e Çarshisë”,qëllimi i së cilës disa vite me rradhë është të ringjallë Çarshinë përmes koncerteve të të gjitha zhanreve,performancave,shfaqjeve folklorike,poezisë,ekspozitave të arti, dhe prezantimit të zanateve të vjetra.

Manifestimi fillon mbrëmjen e sotme me fillim në ora 20:00 në “Kurshumli Han” me disa ngjarje,nga të cilat kryesor është koncerti i “Tre Tenorëve”, trio e përbërë nga: Josif Gjipali,Kastriot Tusha dhe Mustafa Imeri.Marrin pjesë edhe Orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.Po të njëjtën mbrëmje do të zhvillohet Gala Koncerti “Mbrëmje e Këngëve Lirike” si dhe ekspozita ndërkombëtare “Art Simpozium – Strugë”.

Në vitet e fundit në “Tingujt e Çarshisë”,kanë marrë pjesë shumë këngëtarë të famshëm,artistë,vallëtarë,animatorë,grupe të famshme –  maqedonase,shqiptare,turke,rome,në frymën e idesë së manifesimit për të qenë multikulturor.QKI – Shkup përveç artistëve të njohur u jep shans edhe debutuesve të rinj,të cilët filluan karierën e tyre pikërisht këtu,në këtë manifestim.