Kuarteti ,,Kuarem” ( Francë, Argjentina, Kuba dhe Reunion) sot ( 21 tetor) në ora 20 do të mbajë koncert në sallën e vogël në Filarmoni.

Kuarteti ,,Kuarem” është një kuartet i pazakontë me tela i formuar nga violinistët RodrigoBausa dhe FederikoNatan, violinisti OlivieSamuilan dhe violonçelisti  GijomLatil, të cilat kanë përvoja të ndryshme muzikore si interpretues dhe si kompozitorë.

Për këtë ansambël të pazakontë diversiteti i secilit prej katër muzikantëve është burim i pashtershëm në frymëzimin e kontekstit të kompozimit, improvizimit, ritmit dhe shprehjes. Në projektin ,,Danzas”, kuarteti ,,Kuarem” krijon një repertor origjinal të inspiruar nga muzika tradicionale e vallëzimit nga Argjentina, Franca, Reunion dhe Kuba.

Ky projekt i kuartetit ,,Kuarem” shoqërohet nga perkusionistja e shquar NatashaRoxhers.