Në Kuvendin e Përgjithshëm të fundit të Aleancës Evropiane të Kompozitorëve dhe Songrajterëve (ECSA–European Composer and Songwriter Alliance) në Bruksel, kompozitorja Jana Andreevska është zgjedhur nënkryetare e komitetit për muzikë serioze dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Aleancës, me mandat prej tri vitesh. Zgjedhja në organet më të larta të Aleancës Evropiane të Kompozitorëve është rezultat i angazhimit të saj të suksesshëm shumëvjeçar dhe aktivitetit të rregullt, si dhe autoritetit që LIKOM e fitoi si anëtare e shquar e ЕСЅА nga rajoni. Me emërimin e Andreevskës, vendi është i vetmi që është i përfaqësuar në Këshillin Drejtues të Aleancës por që nuk është anëtare e Bashkimit Evropian. Aleanca Evropiane e Kompozitorëve dhe Songrajterëve i bashkon kompozitorët në Evropë nga të gjitha zhanret (zhanri serioz, i popullarizuar dhe i filmit), i mbron dhe i promovon të drejtat e autorëve të muzikës në nivel nacional, evropian dhe ndërkombëtar.