Në 17 shkurt (e hënë), në ora 13, në Portën e Maqedonisë do të jetë e hapur ekspozita e kaligrafisë dhe kaligramit nga artisti iranian Mohamadreza Afshari. Në ekspozitë do të mund të shihen modele luksoze të kaligrafisë islame të punuara në pëlhurë dhe në letër.

Në hapjen do të mbaj fjalim u.d. drejtoresha e Muzeut të luftës maqedonase-Daniela Nikolova, u.d. ambasador i Iranit në Shkup, Mehdi Mohavedi, autor Mohamadreza Afshari, pritet që ekspozitën ta hap ministri i kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili.

Mohamadreza Afshari është artist i shquar iranian në fokusin e të cilit është kaligrafia islame me përvojë të pasur dhe ekspozim ndërkombëtar. I lindur në qytetin Kom, Iran, ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit në Teheran, ndërsa punoi edhe si instruktor në Shoqatën kaligrafike iraniane në Iran. Ekspozita është pjesë e aktiviteteve jashtë-programore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë, dhe do vendoset në Portën e Maqedonisë deri më 24 shkurt.