Ekspozita „Mjegulla“ sonte do të hapet në Qendrën Multimediale „Stacioni i Vogël“.

Pjesëmarrës në ekspozitë janë katër artistë kosovarë dhe një artist austriak – Luan Bajraktari, Gazmend Ejupi, Driton Selmani, Albert Algajer dhe Fatmir Mustafa – Karllo.

Ekspozita është nën udhëheqjen e Avi Lubin, kurator i mirënjohur izraelit dhe kurator i sivjetëm i pavijonit izraelit në Bienalen e Venedikut.

Organizatore e projektit është Ana Frangovska, kustose e lartë në Galerinë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ekspozita është organizuar në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Republikës së Kosovës.

Ekspozita do të jetë e vendosur deri më 2 korrik.