Komisionet e jurisë të përbëra nga shkrimtarët e shquar, kritikët letrarë dhe eseistët i miratuan vendimet për fituesit e çmimeve tradicionale të Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë për produksionin letrar në vitin e kaluar 2018.

Sipas vendimeve të komisioneve, çmimin „Stale Popov“ e fitoi romani „Maxhun“ nga Vllada Urosheviq, Violeta Tançeva-Zllateva e fitoi çmimin „Aco Shopov“ për përmbledhjen poetike „Rruga“, për librin kritik-eseistik „Mozaiku i tingujve“ Lidija Kapushevska-Drakulevska do ta fitojë çmimin „Dimitar Mitrev“, çmimin „Vanço Nikoleski“ e fitoi Trajçe Kacarov për romanin e shkurtër për fëmijë „Mos parko garazh“ dhe çmimin „Ura“ për librin më të mirë të shkruar në njërën nga gjuhët e nacionaliteteve në Maqedoni e fitoi Rifat Emin për përmbledhjen poetike Bi-nihauet (Pafundësi) në gjuhën turke.

Komisionet ishin përbërë nga: Loreta Georgievska-Jakovleva, Kristina Nikollovska dhe Olivera Qorveziroska, Vlladimir Martinovski, Vanja Izova-Veleva dhe Bllagoj Samonikov, Vasil Tocinovski, Anastasija Gjurçinova dhe Jagoda Mihajllovska-Georgieva, Kiro Donev, Mito Spasevski dhe Fejzi Bojku, Gordana Stojkovska, Oktaj Ahmed dhe Delvina Kërluku.

Çmimet do të dorëzohen në solemnitetin që do të mbahet në hapësirat e Shoqatës më 13 shkurt, në shenjë të shënimit të 72-vjetorit nga themelimi i asociacionit të shkrimtarëve.

Në konkurrencë për pesë çmimet në konkursin e shpallur gjatë muajit të dhjetorit, vitin e kaluar, ishin parashtruar gjithsej 61 vepra letrare.