Në një intervistë për TV Kanal 5, ministri i Kulturës, Asaf Ademi, në pyetjen rreth qëndrimit të Lëvizjes BESA për referendumin thotë: “Ne mbështesim dhe bëjmë çdo përpjekje që referendumi të jetë i suksesshëm. Marrëveshja është arritur, por një nga kushtet është që referendumi të dalë pozitiv. Nuk do të vlejë asgjë nëse referendumi dështon …

 

Prandaj, ne jemi angazhuar maksimalisht në terren, për të biseduar me njerëzit, t’ua përcjellim pasqyrën reale  – se si Maqedonia që ishte shumë para fqinjëve të saj, tani nuk mund të mburret me të. Dallimi me kohën kur fqinjët tanë nuk ishin në kuadër të këtyre organizatave, dhe momenti aktual është shumë drastik.

Duam që qytetet dhe fshatrat tona të jenë të mbushur plot me të rinj, por gjendja faktike është krejt e kundërta. Kemi qytete dhe fshatra ku nuk mund të dëgjohen zëra të rinjsh apo fëmijësh duke lozur. Qytetet tona po bëhen qytete fantazmë, për fat të keq nuk mund të gjesh njerëz në mbrëmje. Por, ata duan të kenë një jetë më të mirë, duan të kenë një jetë dinjitoze. Kjo është ajo që ofron Bashkimi Evropian, kjo është ajo që na garanton shtet të sigurt nëse shpejt do të anëtarësohemi në  NATO.

Shqiptarët janë qytetarë të këtij vendi dhe duam të jetojmë në një shtet në të cilin edhe të gjithë të tjerët do të donin të jetonin. Nëse vazhdojmë të jetojmë në një shtet që nuk ofron shpresë, atëherë do të mbetemi pa të rinj, dhe pastaj, për çfarë po flasim…

Më shumë detale mund të dëgjoni në video-intervistën në vijim.