Institucionet kulturore këto ditë kanë filluar një aksion për të inkurajuar ndjekësit e tyre, audienca dhe publiku i gjer të qëndrojnë në shtëpi, duke ndjekur përmbajtjet e  programit, online. Në këtë mënyrë, institucionet nacionale nga fusha e kulturës kontribuojnë për të lehtësuar respektimin e masave të marra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kundër përhapjes së koronavirusit, më e rëndësishme është të qëndrohet në shtëpi.

Për këtë qëllim, Teatri kombëtar i Maqedonisë hapi kanalin e vetë në You Tube, ku sonte në ora 20:00 do të transmetohet hit shfaqja ,, Personi i dyshimtë”,  nesër në mbrëmje në terminin e njëjtë do të emitohet ,, Gjermanët e humbur” , me 20.03. ,, Parat janë vrasje” , me 23 mars ,, Të nisemi Senjor” dhe 24 mars shfaqja ,,Mjeshtri dhe Margarita”.

Nga sot edhe Tetari Komedia në kanalin e tyre You Tube  do të jetë prezentë në shtëpitë e qytetarëve. Sonte me fillim në ora 20:00 në repertorin online do të jetë shfaqja ,,Shfaqja e mbrëmjes verore”, të premten shfaqja ,, Emër ” kurse të shtunën shfaqja ,, Hamleti në sos pikant”.

Teatri i Kumanovës, vazhdon me prezantimin e online shfaqjeve në likun https://youtu.be/cZTvlwAUCyc  Publiku dje ka mund ta ndjek shfaqjen ,,Revizor” në regji të Andre Cvetanovski, kurse nga sot deri të premten do të transmetohet  shfaqja e fëmijëve ,, Magjistari Oz “.  Në ditët e ardhshme online nga ora 17 do të mund ti ndjekin ,,Revizor” ,  ,, Jovançe i Marika” , ,,Ik,  ja gruaja e jote “, ,,Spitali i Qarkut”.

Galeria nacionale  ku tre objekte janë të mbyllura për vizitorët ku dhe për tu mbrojtur kundër përhapjes së koronavirusit për dashamirët e artit ju mundëson në internet ta shohin ekspozitën jubilare  70 vjet ekzistencë të institucionit, në FB profilin e vet vazhdimisht poston vepra të artistëve tanë eminent, si dhe informacione për autorët dhe  veprat e tyre.

Edhe pse Muzeu Arkeologjik  është i mbyllur  për vizitor ka vazhduar komunikimin me publikun duke publikuar video edukative  me audio dhe gjuha e shenjave. Videot janë vetëm një pjesë të realizimit të hapit të parë të projektit ,, Muzeu i arritshëm” i cili është mbështetur nga rrjeti i muzeut ballkanik dhe ofron mundësi për publikun vizitë virtuale në ekspozitën ekskluzive ndërkombëtare. ,, 100 vjet Trebenishte”.

Si pjesë e një fushate  botërore të muzeve, galerive dhe hapësirave të artit përmes online video dhe përmbajtje të figurës dhe Muzeu i artit bashkëkohorë në Shkup ju bashkëngjitë trendit botëror të online prezantim të veprave të koleksionit të muzeve, përmes  një turneu virtual ose postimit të veprave në rrjetet  sociale.

Me prezantimin virtual të tezës së sajë u kyç  IN- Instituti i mbrojtjes së monumenteve të  kulturës dhe muzeu i  Strumicës,  video e të cilit është në dispozicion  të ueb dhe fb faqeve.

Teatri Popullor nga Ohri dhe Qendra e Kulturës “Grigor Prliçev” u mundëson qytetarëve të ndjekin projektet e tyre teatrore përmes kanalit YouTube https://www.youtube.com/watch?v=O3rESwKD73g ku qytetarët mund ta shikojnë shfaqjen “Ballkani Për /2” nga Dejan Dukovski.

Në përputhje me rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për parandalimin e përhapjes së KOVID-19, IN Muzeu i Luftës së Maqedonisë për Pavarësi është i mbyllur për vizita, por e vazhdon komunikimin e tij me vizitorët përmes faqes së internetit www.mmb.org.mk si dhe përmes kanaleve në rrjetet sociale Facebook dhe Google business.

Muzeu fillon me një ueb skenë interaktive 3D kushtuar Aferata Mis Ston e cila është një ueb faqe http://www.mmb.org.mk/elenston/, dhe vazhdon me prezantimin e udhëheqësit inkluziv e Kaluar në pëllëmbë të dedikuara për 13 objekte taktike dhe audio histori përmes së cilës shikojm ambientet e muzeut. Në periudhën e ardhshme muzeu do të vazhdojë të tregoj histori të muzeut nga përmbledhjet dhe depot me qëllim edukimin e trashëgimisë kulturore dhe historike në rrethanat e ngjarjeve të reja.

Muzeu i Republikës së Maqedonisë përsëri nga nesër , e enjte fillon në ueb faqen dhe profilin e tij në Facebook fillon me shfaqjen e filmave dokumentarë etnologjik në produksionin e muzeut.