Ministria e Kulturës dhe Zyra e Evropës Kreative – Nënprogrami Kultura më 11.11.2019 (e hënë) në orën 12:00 në Kafe dhe Film Kotur ju ftojnë në prezantimet e hapura:

“Thirrje për Kategorinë: Projektet e Bashkëpunimit – Evropa Kreative Kultura” për vitin 2020 – mr. Biljana Prentoska, Zyra e Evropës Kreative – Kultura, Ministria e Kulturës.

Prezantimi i projektit Act-Act Clime Transition nga shfrytëzuesit e projektit, organizata joqeveritare Lokomotiva – Qendra për Iniciativa të Reja në Art dhe Kulturë (shembull i praktikës së mirë) – dr. Biljana Tanurovska Qullavkovski, – Lokomotiva (fitues i “Çmimit për kërkim në fushën e politikave kulturore dhe të menaxhimit në kulturë në vitin 2019) të Rrjetit Evropian të Universiteteve për Politikat Kulturore dhe të Menaxhimit në Kulturë.

Evenimenti është i hapur për përfaqësuesit e sektorit audiovizual, sektorët kulturorë dhe kreativë, kompanitë private dhe fondacionet, komunat, universitetet, studentët, shoqatat e qytetarëve dhe mediet për të marrë pjesë dhe të njoftohen me të gjitha mundësitë potenciale për të aplikuar në thirrjet të cilat janë pjesë e Programit Evropa Kreative.

Prezantime të hapura: “Thirrje për Kategorinë: Projektet e Bashkëpunimit – Evropa Kreative Kultura” për vitin 2020