Kinematografi me famë botërore, Jorgos Arvanitis, është laureati i dytë i Kamerës së Artë 300 për veprën jetësore të edicionit të sivjetmë jubilar të Festivalit Ndërkombëtar të Kamerës së Filmit „Vëllezërit Manaki“.

Arvanitis është njëri nga drejtorët më të rëndësishëm evropianë të fotografisë së të gjitha kohërave, puna e të cilit i ka formësuar vizionet e filmit të gjeneratave të kineastëve nga e gjithë bota.Është aktiv edhe si kameraman, edhe si kinematograf qysh nga vitet e gjashtëdhjeta, Arvanitis ka arritur sukses komercial në produksionin grek të filmit në „FINOS Films“ para se ta fillojë partneritetin e tij legjendar me Teo Angelopulos, duke kaluar në territorin e filmit artistik dhe duke u shpërngulur në Francë, në atdheun e tij të dytë profesional.

Gjatë gjashtë dekadave ai ka ndriçuar dhe formësuar piktura me bukuri të rrallë në më shumë se qindra filma artistikë gjithkund nëpër Evropë dhe Mesdhe.

Jorgos Arvanitis u lind më 22 shkurt 1941, në Dilofo, një fshat i vogël në njësinë administrative Ftiotis, Greqinë Qendrore.