Në praninë e mysafirëve të shquar, mbrëmë në Lubjanë në shënimin e 15-vjetorit të Forumit të Kulturave Sllave, drejtori i Muzeut të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordan Nikollov, ishte emëruar ambasador i Forumit të Kulturave Sllave nga ana e drejtoreshës së Forumit, Andreja Rihter.

Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e Forumit nga themelimi i tij, ndërsa Gordan Nikollov në cilësinë e përfaqësuesit të vendit tonë është anëtar i kolegjiumit të programit të Forumit dhe anëtar i jurisë së komisionit për ndarjen e çmimit „Zhiva“.

Në kuadër të solemnitetit ishte hapur edhe Festivali i 31-të Ndërkombëtar i MuzikësImago Sloveniae.