Manifestimi turistik kulturor tradicional „Dasma e Galiçnikut“ në vitin 2019, sivjet do të mbahet prej 12 deri më 14 korrik.

Dhëndër dhe nuse, Bashkësia Lokale Galiçnik i zgjodhi Ognen Karagjozovski, me origjinë nga Galiçniku, dhe Marina Petrovska. Të sapomartuarit do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre nëpërmjet tridhjetë zakoneve të cilat janë shenja dalluese të zonës së Galiçnikut, të cilat ishin kultivuar dhe bartur prej gjenerata në gjeneratë: ecja nëpër ujë, interpretimi i valles së nuses, rruajtja e dhëndrit, etj.

Dasma e Galiçnikut është ngjarja më e rëndësishme e Verës Kulturore të Galiçnikut dhe organizohet me rastin e Festës së Shën Pjetrit. Është karakteristike sipas adeteve autentike të dasmës së Galiçnikut dhe veshjes origjinale të nuses, që është e rëndë 25 kilogramë, të përbërë nga pesëdhjetë pjesë, të përpunuar me saktësi filigrane.

Sot më 12 korrik në Galiçnik, para mbrëmjes së Dasmës së Galiçnikut 2019, koncert gjithë natën do të mbajë Xhian Emin në bashkëpunim me Filarmoninë e Maqedonisë dhe Shoqatën e Xhez Muzikantëve të Maqedonisë.