Fillon Festivali i 39-të i Xhazit në Shkup

Artistët e muzikës me renome botërore Vllatko Stefanovski dhe Teodosij Spasov sonte do të hapin Festivalin e 39-të të xhazit në Shkup, që do të mbahet deri më 17 tetor të këtij viti. Interpretues të njohur nga vendi dhe Evropa  do të mbajnë koncerte drejtpërdrejt në sallën e Operës dhe Baletit në kuadër të festivalit.  Nga vendi do të merr pjesë projekti special i festivalit  të Toni Kitanovski dhe  ,,i vogël big-bend”, trio  Sasho Popovski me  një promovim koncerti të albumit të ri, si dhe formacioni krejtësisht i ri të Svetllost+Odron Ritual Orkestri.

Nga Spanja vijnë kitaristët kryesorë flamengo Çikuelo dhe pianisti jo më pak i njohur Marko Mezkida, nga Austria  kulti Radian, nga Kroacia pianisti Matija Dediq, i cili do të mbajë solo recital me muzikën e babait të tij të famshëm, dhe festivalin do ta mbyllin vëllezërit legjendar francezë Stefan dhe Lajonel Belmond me kintetin e tij.

Për të ruajtur lidhjet tradicionale të festivalit me muzikantët amerikan dhe norvegjez të xhazit , të cilët këtë herë nuk mundet të udhëtojnë jashtë vendit, është vërtetuar transmetimi  online i tre koncerteve që do të ndodhin në Nju Jork dhe Oslo, për festivalin e xhazit në Shkup: trio e Villijam Parker, me Ava Mendoza dhe Xheralld Kliver, dueti Kris Dejvis/ Ingrid Laubrok dhe ansambli i madh i Trigve Seim.

Transmetimi  falas online do të sigurohet për ndjekjen e të gjitha koncerteve  të festivalit  ku do ta bëjnë të disponueshëm në të gjithë botën.

Programi i festivalit  këtë vit përfshin promovimin  e dy CD të SJF Rekords: publikimi i pestë albumit të Sasha Popovski Trio dhe kryesori i grupit Next To Silence. Në kuadër të festivalit do të ndahen çmimet ,,Oriks i Artë” për muzikant-xhaz më të mirë për vitin 2020.

Festivali do të realizohet në përputhje me protokollet për mbajtjen e koncerteve në hapësirë të mbyllur, që do të thotë se mbahet  në Sallën e Operës dhe Baletit Nacional do të lejohen vetëm 220 vende. Për herë të parë është siguruar transmetim të drejtpërdrejtë televiziv  të të gjitha koncerteve  të shërbimit nacional të televizionit maqedonas, ku e bën festivalin të disponueshëm për gjithë publikun në vend.