Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, sot në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës, të cilën e flasin më sëpaku 20 përqind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mori pjesë në fillimin e trajnimit për përkthim dhe interpretim nga gjuha maqedone në shqip, dhe nga gjuha shqipe në maqedonisht, dhe trajnimit për lektorë në gjuhës shqipe.

Duke e përshëndetur iniciativën, ministrja Stefoska tha se nevoja për njohje profesionale të gjuhëve dhe përdorimin e tyre në sferën publike është me rëndësie thelbësore për funksionimin e jetës së përditshme, dhe për këto arsye, qëllim dhe nevojë e përbashkët e jona është ngritja e cilësisë së përdorimit të gjuhëve, ku përkthimi e ka vendin e tij qendror.

“Kujdesi për gjuhën amtare do të thotë, kujdes për pasurinë më të madhe që mund ta posedojë një popull. Është përgjegjëisa jonë e madhe si shoqëri, si qytetarë të këtij shteti, si politikanë që, të kujdesemi për gjuhët të cilat fliten në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke u nisur nga këto arsye, qëllimi dhe nevoja jonë e përbashkët është ngritja e cilësisë për përdorimin e gjuhëve, ku përkthimi e ka vendin e tij qendror”, deklaroi ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.

Ajo shtoi se planifikohet edhe zhvillimi i një programi për mbështetje të përkthyesve  të cilët merren me letërsi artistike, si filologët e rinj të cilët kanë mbaruar anglisht, rumanisht dhe gjuhë të tjera.

Mbështetja për tajnimin e lektorëve të gjuhës shqipe, tha Stefoska, paraqet kultivim të derjtë të shprehjes së gjuhës, dhe për këto arsye, Ministria e Kulturës planifikon të vendos edhe licencat për lektorë në gjuhën shqipe.

 

 

 

Filloi trajnimi për përkthim dhe interpretim nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas,dhe trajnimi për lektorë të gjuhës shqipe