“Fantazi” titulliohet recitali i pianistit bullgar Evgenij Gençev, i cili do të interpretojë nesër, të martën më 23 shkurt në ora 20:00 në Sallën Kamertale të Filharmonisë. Programi përfshin vepra nga Albinoni elegjik dhe romantikët Shopen dhe List.

Pianisti bullgar Evgenij Gençev performon në Europë, Amerikën Veriore, në Azi dhe në Australi dhe është fitues i më shumë se pesëdhjetë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare në gara për piano. Gençev ka performuar në shumë koncerte të skenës botërore, ndërsa kohën e fundit ka performuar me Orkestrën Filharmonike të Meksiko Sitit, me filharmoninë e Polonisë “Frederik Shopen” në Gdansk, me Orkestrën Filharmonike “LISMA” në Nju Jork, me Orkestrën Simfonike në Pllovdiv,duke bashkëpunuar me dirigjent si Maksimilijano Kaldi, Arkadi Lejtush, Jezus Mesina, Zhan-Paskal Tortelie…

Evgenij Gençev është i lindur në Bullgari,ndërsa piano ka mësuar në shkollënkombëtare për muzikë dhe vallëzim “Dobrin Petkov” në Plovdiv. Edukimin e tij e vazhdoi në akademinë Mbretërore në Londër dhe në Akademinë ndërkombëtare për pijano “Inkontri kol maestro” në Imola, Itali. Gjithashtu përfundoi një program për diplomë arti në shkollën e muzikës dhe dramës “Gildhol” në Londër.