Ekspozita e pikturave të Adem Sulejmanoski dhe Dritan Bocku sot në ora 11 do të hapet në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore-Prizren, Kosovë.

Në ekspozitë do të prezantohen gjithsej 30 vepra nga të cilat 20 janë të punuar me vaj në pëlhurë  dhe  10 mozaik të punuar nga guri natyrorë.

Ekspozita do të hapet nga drejtori i Qendrës për Kulturë-Dibër  Zinçe Mimidinoski dhe drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore –Prizren, Kosovë  Samir Hoxha.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 22 tetor viti 2020,  dhe është pjesë e Programit Vjetorë të punës së IN Qendra për Kulturë-Dibër, për vitin 2020.