Në Qendrën Kulturore-Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Republika e Turqisë sot (16 tetor) në ora 14 do të hapet ekspozita personale e pikturave të artistit akademik Zoran Arsovski-Babata, e titulluar ,, Bumerang Kozmik”.

Në kuadër të ekspozitës e cila është pjesë e Programit Vjetor së Ministrisë së Kulturës për vitin 2020, do të prezantohen 20 vepra në formë të një koleksioni kompakt e titulluar ,,Bumerangë Kozmik”.

Zoran Arsovski-Babata deri më tani ka realizuar 13 ekspozita personale, dhe me veprat e tij ka marrë  pjesë në më shumë koloni ndërkombëtare të artit, ekspozita, projekte dhe simpoziume në vend dhe jashtë vendit.