Premiera e filmit artistik “Efekti i lumturisë” (The Happiness Effect) të regjisorit maqedonas Borjan Zafirovski do të jepet sonte (e enjte, 7 nëntor) në Kinemanë”Milenium” në Shkup. Me këtë arritje do të hapet edicioni i sivjetëm i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Evropian “Sinedejs”.

“Efekti i lumturisë” është në produksion të “Novo Makedonsko Video”, ndërsa bashkëproducentë janë: “Nju Moment”, V House Animation, Living Pictures, Montenegro Max Film dhe B2 – PR and Media Solutions. Filmi është mbështetur nga: Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut, Qendra e Filmit e Serbisë, Qendra e Filmit e Malit të Zi dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.