Në sallën e kinemasë së Kinotekës solemnisht do të ndahen çmimet „Objekti i Artë“ për vitin 2019 për fituesit e sivjetëm, punonjësit e filmit, Dimitar Gërbevski –montazhisht dhe Elena Donçeva–kostumografesot me fillim në orën 12:00.

Kinoteka e Maqedonisë së Veriut, me rastin e ditëlindjes së vet, e ndan çmimin „Objekti i Artë“ për kontributin e jashtëzakonshëm në kinematografinë e Maqedonisë, si mirënjohje për individët të cilët me veprimin e tyre profesional kanë kontribuar të krijohet, zhvillohet, promovohet dhe të popullarizohet kinematografia e Maqedonisë.

Fitues të deritanishëm të këtij çmimi janë: regjisorët Branko Gapo, Trajçe Popov dhe Kiril Cenevski; incizuesi i zërit Gligor Pakovski; animuesi dhe karikaturisti Darko Markoviq; drejtorët e fotografisë Dragan Sallkovski, Lube Petkovski dhe Bllagoja Dërnkov; punonjësi i filmit Kosta Kërpaç; producenti Panta Mizhimakov dhe historiania dhe kritikja e filmit, Ilindenka Petrusheva.