Në praninë e personaliteteve të shquara nga jeta politike, kulturore dhe publike në vend, në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Çmimi Shtetëror “11 Tetori” do të ndahet zyrtarisht për vitin 2019, më 11 tetor (e premte), në orën 12:00.

Çmimi Shtetëror “11 Tetori” është mirënjohja më e lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në pajtim me vendimin e Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “11 Tetori” për vitin 2019, nën kryesinë e prof. dr. Dragi Gjorgiev, çmimi për vepër jetësore në fushën e shkencës do t’i dorëzohet akademikut Ljupço Kocarev, ndërsa në fushën e kulturës dhe artit do t’i dorëzohet aktorit, Petar Mirçevski, dhe shkrimtarit dhe artistit, Dimitri Duracoski.

Çmimi Shtetëror “11 Tetori” ishte ndarë për herë të parë në vitin 1959.