Ditët e Kulturës Maqedonase në Budapest-promovohen katër autor të rinj

од admin_kult

Katër autor të rinj maqedonas u promovuan në kuadër të Ditët e Kulturës Maqedonase në Budapest që i organizon Lektorati i gjuhës maqedonase. Universiteti ELTE dhe Shoqata e Hungarezëve të Maqedonisë-Teledom. Në promovimin morën pjesë shkrimtarët Petar Andonovski, Frosina Parmakovska dhe Davor Stojanovski dhe ishte e planifikuar edhe Lira Bojku për shkaqe të arsyeshme nuk ka mundur të udhëtojë në Budapest.

Siç informojnë nga Lektorati i gjuhës maqedonase për promovimin u botua një libër promovues me fragmente të veprave të katër autorëve të përkthyer në Hungarisht nga Anamarija Cinege-Panzova.

-Moderator ishte yll i njohur letrar hungarez Orshoja Karafiat, dhe fragmente nga romanet e shkrimtarëve lexoi aktori i njohur hungarez Adam Bonc. Shkrimtarët i prezantoi  Nenad Stevoviq, redaktor dhe pronar i shtëpisë botuese Ili-Ili, i cili foli për idenë dhe motivet për ti dhënë një gjasë autorëve të rinj dhe të talentuar, mënyra se si i zgjedh romanet që do të botojë  dhe iu referua përkthimit të autorëve hungarez në gjuhën maqedonase theksohet nga organizatori i ngjarjes në deklaratë.

Ditët e Kulturës Maqedonase në Budapest 2020 mbështeten nga Ministria e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе