Nesër në ora 12, në Teatrin turk (e cila e shfrytëzon skenën e teatrit të komedisë) do të jepet premiera e shfaqjes për fëmijë “Vajza me shkrepëse” sipas tekstit të Hans Kristijan Andersen.

Nën regji të Emine Halil, aktore e diplomuar ku së fundi punon në teatrin turk. Ajo theksoi që teksti është gjithmonë aktual dhe shfaqjen duhet ta shohin fëmijët të cilët vazhdimisht qëndrojnë në telefonat dhe tabletat e tyre.

“Mesazhi i kësaj shfaqje është që jo gjithmonë njerëzit e marrin atë që e duan”, theksoi Halili dhe shtoi se kjo është regjia e saj e parë dhe se aktrimi i saj është akoma argëtues.

Halili, e cila e luan rolin kryesorë, falënderoi kolegët Nesrin Tair, Osman Ali dhe Senap Xhanet për ndihmën e përgatitjes së shfaqjes.

Në shfaqje luajnë dhe Hakan Daci, Sara Jusuf, Zhale Osmani, Burak Rahman, Metin Ibrahim, Ozel Asanov, Slagjana Bujosheviq dhe Edis Musiq.