,,Ditët e Alfabetit – 2020” u titullua manifestimi kulturor-shkencorë ku dje dhe sot u mbajte në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, me rastin e shënimit të 22 nëntorit, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Në kuadër të manifestimit, sot u promovua libri ,,Ditari i Parasqevi  Qiriazit” nga Skender Asani dhe Nora Maliqi-Zulali dhe filmi dokumentar i UNESKO-s  kushtuar intelektuales Parasqevi  Qiriazit e cila kryesoi me Këshillin  e kodifikimit të gjuhës Shqipe në Manastir vitin 1908.

Ministrja e Kulturës Irena Stefoska, në promovim, duke uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, theksoi se gjuha, sipas definicionit, është një mjet komunikimi, por gjuha amtare është amanet.

Vendi jonë ka privilegjin të jetë e pasur me gjuhë dhe dialekte , të jetë ,, Zemra e kontaktit gjuhësor ballkanik” siç thotë gjuhëtari i madh dhe miku i Republikës së Maqedonisë së Veriut, prof. Viktor Fridman.

Kjo është pasuri, pasuria kulturore që na bënë më të mirë dhe më të fortë.  Duke Uruar 22 Nëntorin Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk e fsheh kënaqësinë që patëm sukses, në kalendarin e UNESKO-s për mbështetjen e jubileve të rëndësishme në vitin 2020, t ‘ a inkorporojmë edhe 50 vjetorin e Paraqevi Qiriazit, pjesëmarrëses aktive të Kongresit të Manastirit. Ne ia kushtojmë 17 dhjetorin kësaj gruaje të jashtëzakonshme, poliglotit, eruditit dhe pedagoges” tha Stefoska.

Në promovim morën fjalë edhe ambasadorja e SHBA në RMV Kejt Mari Brnz, kryetar i kishës evangjelistë-protestante të Kosovës Femi Cakolli, drejtor i Institutit për studime Shqiptare dhe Protestante në Tiranë David Hosaflluk, Nora Maliqi Zulali dhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore  Skender Asani.

Promovimi u mbajt në kushte specifike për shkak të pandemisë së Kovid 19, është organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturor të Shqiptarëve, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Video materiali nga  promovimi është në dispozicion në linkun vijues:  https://www.filemail.com/t/pOefsj8x

Dhe filmi dokumentar i UNESKO-s kushtuar intelektuales Parasqevi Qiriazit e cila kryesoi me Këshillin e kodifikimit të gjuhës Shqipe në Manastir vitin 1908.

Dhe filmi dokumentar  në linkun vijues