Sot në Los Anxhelos, në orën 14:18 sipas kohës evropiane mesatare, aktorët Xhon Ço dhe Ajsa Rae do t’i publikojnë nominimet për Oskar në 24 kategori, në emër të Akademisë Amerikane të Arteve të Filmit dhe Shkencës. Filmi dokumentar maqedonas “Toka e mjaltit” e regjisorëve Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov është në përzgjedhjen e ngushtë për nominim për Oskar në dy kategori: dokumentari më i mirë dhe filmi më i mirë i huaj. Transmetimi mund të ndiqet përmes www.oscar.go.com dhe përmes profileve të Akademisë në Fejsbuk, Tviter dhe Jutjub.

“Para shiut” të Millço Mançevskit është filmi i vetëm maqedonas që mori nominim për Oskar në vitin 1995. Më parë, në vitin 1980 si kandidat jugosllav për nominim për Oskar, kishte marrë dokumentari i shkurtër “Dae” të Stole Popovit.

Pas fitores në Festivalin e Filmit në Sandens në SHBA vitin e kaluar, filmi pati një vit mbresëlënës ku fitoi një numër të madh çmimesh, nominim për Oskarin Evropian dhe kritika të shkëlqyeshme nga kritikët e njohur të filmit dhe mediet.