Demant nga Ministria e Kulturës pas informacionit se po mbyllet Biblioteka “Koço Racin” në Tetovë

од admin_kult

Ministria e Kulturës i mohon kategorikisht informacionet e përcjella në një pjesë të mediave se ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska ka mbyllur Bibliotekën “Koço Racin” në Tetovë për të dhënë hapësirën me qira.

Një informacion i tillë i pasaktë është manipulim i publikut dhe shtrembërim i së vërtetës.

Ministria e Kulturës dhe vetë ministrja në disa raste kanë njoftuar se është duke u bërë përshtatja e hapësira të reja të IN Biblioteka- Tetovë, të cilat ndodhen në të njëjtin objekt ku deri më tani ishte vendosur institucioni, përkatësisht në Qendrën e Kulturës në Tetovë.

Në koordinim me punonjësit e bibliotekës së Tetovës dhe pas matjeve të ndryshme të hapësirës, ​​u vendos që Biblioteka të zhvendoset në ambiente të reja në të njëjtin objekt, me çka i dhanë 100 metra katror më shumë hapësirë ​​se ajo që ka përdorur deri më tani, hapësirë ​​që tani është duke u përshtatur dhe për këtë arsye institucioni është i mbyllur për publikun për periudhë të shkurtër.

Hapësira është duke u rinovuar dhe modernizuar, në mënyrë që koleksioni i librave të vendoset sipas standardeve të duhura. Ambientet e reja do të plotësojnë plotësisht nevojat e punonjësve të institucionit dhe të lexuesve.

Ministria e Kulturës rithekson se kjo është një zgjidhje e përkohshme për Bibliotekën në Tetovë, për të cilën po ndërtohet një objekt krejtësisht i ri dhe modern dhe se të gjitha vendimet që i merr kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të punës së institucioneve.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе