Me njërin nga pianistët më të mirë sot, Aleksandar Melnikov nga Rusia dhe maestro i famshëm Antoni Vit nga Polonia pas pultit të dirigjentit, fillon sezoni i ri i koncerteve të institucionit tonë, slogani i të cilit sivjet është “Dashuria ime e pavdekshme”, më 26 shtator në orën 20:00.

Koncerti i hapjes titullohet “Fuqia e Zaratustrës” dhe do të shfaqen dy vepra madhështore: Koncerti për Piano dhe Orkestër nr. 1 nga Ludvig van Betoveni dhe “Kështu fliste Zaratustra” nga Rihard Shtraus.