Me rastin e Ditës ndërkombëtare të trashëgimisë audiovizuele, 27 Tetori, dëshiroj t’i nderojë Janaki dhe Milton Manakin, të cilët llogariten mes pionierëve të kinematografisë botërore.

Falë këtyre “magjistarëve medial”, vendi ynë dhe i tërë Gadishulli Ballkanik, që në fillim ishin të shekullit XX ishin larg botës perëndimore në zhvillimin e teknikave dhe teknologjive, menjëherë u gjetën në avangardin e filmit dokumentar,  me këtë edhe në zanafillën e artit të shtatë.

Në kuadrin e parë ka një simbolikë të çuditshme që e kanë inçizuarJanaki dhe Miltoni, në të cilën shihet se si  tjerr gjyshja e tyre 114 vjeçare. Siç mund të lexohet në monografinë Мanaki nga Igor Stardellov, që prej kohë më pare është e arritshme në portalin e Kinotekës së Maqedonisë së Veriut: “gjyshja Despina e rrotullon boshtin e tjerrjes, ndërsa te ne fillon të rrotullohet filmi. Boshti i tjerrjes të kujton zootopin (rrotën e jetës), që është si gazetë hyrëse e filmit. E gjithë kjo i jep një domethënie disa shtresore këtij kuadri historik, me të cilin fillon kinematografia jonë”.

Vetëm dhjetë vjet pas shpikjes së “aparatit për marrjen dhe shikimin e shenjave kronofotografike” të vëllezërveLimier në Francë, vëllezërit Manaki i inçizuan filmat e parë të tyre dhe na lanë dëshmi të pazëvendësueshme në të cilat janë të shënuar fragmente të historisë sonë.

Këtë pjesë me vlerë nga trashëgimia jonë kulturore doemos duhet ta ruajmë dhe kultivojmë. Siç rekomandon UNESKO, Organizata ndërkombëtare që vendosi në vitin 1980 ta shpallë 27 tetorin si Ditë Botërore të Trashëgimisë Audiovizuele: “Përpjekjet kryesore të të gjitha institucioneve memorial, por edhe për publikun e gjerë, duhet të drejtohen drejt asaj që të ruhet trashëgimia dhe të bëhet e arritshme për opinionin”.

Mediat bashkëkohore dukshëm kontribuojnë për demokratizimin dhe popullarizimin e materialeve arkivore përmes platformave të ndryshme digjitale. Me këtë, pa dyshim, u ngritë vetëdija publike dhe filluan një numër i madh i projekteve për rëndësinë digjitalizimit dhe restaurimit digjital të këtij lloji të trashëgimisë kulturore.

Nuk duhet të harrojmë se edhe materiali i digjitalizuar nuk është i përhershëm dhe se shumë shpejt vjetërsohen teknologjitë për mirëmbajtjen e tij. Për këtë shkak, restaurimi dhe konservimi i formateve të vjetra, siç është filmi milimetër ose lentat magnetike, që janë me rëndësi të madhe.

Urime 27 Tetori për të gjithë veprimtarët kulturorë që punojnë në sferën e arteve audiovizuele.

Irena Stefoska, Ministre e Kulturës

Filmat e Vëllezërve Manaki