Aktorja maqedonase Sara Klimoska është përzgjedhur si njëra nga dhjetë zbulimet evropiane – Yjet Evropjane në rritje e sipër për vitin 2021, gjatë Promovimit Evropian të Filmit.

Promovimi Evropian i Filmit mbahet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin dhe vlenë si një prej vlerave më të spikatura në Berlinale, ku aktorët e përzgjedhur kanë përvojë dhe mundësi të vendosjes së kontakteve me agjencitë evropiane të kastingut, profesionistët filmik dhe aktorët e etabluar të Evropës.

Këtë vit, edicioni i 24-të i European Shooting Stars, do të mbahet në mënyrë digjitale në periudhën nga data 23 deri më 25 shkurt, një javë para edicionit të 71-të të Berlinales, ndërsa ceremonia oficiale për ndarjen e shpërblimeve për European Shooting Stars, do të mbahet në qershor të vitit 2021, kur edhe do të mbahet një pjesë e programit me projektimet e filmave të festivalit.

Në këtë përzgjedhje prestigjioze, Sara Klimoska është e përzgjedhur së bashku me nëntë aktore tjera nga Gjermania, Irlanda, Lituania, Portugalia, Hungaria, Finlanda, Franca, Holanda dhe Suedia, përzgjedhje kjo si rezultat i rolit të saj në filmin debitues të Igor Aleksovit “Lena dhe Vladimiri”, në produksion të Mind Produksionit.

Në filmin “Lena dhe Vladimiri”, Sara e luan rolin e Lenës 16 vjeçare, e cila asnjëherë nuk është dashuruar më parë, përkundër Vladimirit që është në moshë të mesme (Toni Naunovski), i cili nga ana tjetër, ka humbur gjithçka që ka dashuruar më parë.  Ata së bashku përjetojnë një pranverë të janarit të ftohtë kur edhe dashurohen me jetën. Skenari është i Aleksandar Rusjakovit. Filmi është i përkrahur edhe nga Agjencia e Filmit dhe ka përfunduar vitin e kaluar, por që ende nuk është shfaqur.

Në oganizatën ndërkombëtare të Promovimit Evropian të Filmit, në të cilën është anëtare edhe Agjencia e Filmit, kanë marrë pjesë shumë aktorë të njohur nga Evropa. Pjesë e këtij program nga shteti ynë kanë qenë edhe Blagoj Veselinov në vitin 2019, Natasha Petroviq në vitin 2011 dhe Labina Mitevska në vitin 1998.