Festivali tradicional i muzikës “Faxhër”, i cili mbahet çdo vjet në Teheran, Iran, sivjet e shënon 35-vjetorin e ekzistimit të tij. Me rastin e përvjetorit të 35-të të këtij festivali me zhanre të shumta, do të mbahen më shumë se 80 evenimente drejtpërdrejt, projeksione filmike, panel-diskutime dhe konferenca kërkimore.

Në shtatë skenat e festivalit çdo vjet prezantohen një sërë interpretuesish më inovativë dhe më me ndikim nga zhanre të ndryshme nga muzika klasike, pop dhe popullore dhe deri te muzika bashkëkohore.

Festivali mbahet në Sallën e Koncerteve “Vahadat”, arkitektura specifike e së cilës jep një përjetim unik gjatë performancës. Konkursi për t’u paraqitur në festival zgjat deri më 10 nëntor.