Stefanija Gashtarska  18 vjeçarja e re është balerina e parë maqedonase e cila u bë pjesë e Teatrit me famë botërore ,,Bollshoj” në Moskë.  Këtë lajmë Gashtarska e mori gjatë qëndrimit të sajë në Shkup, dhe siç thotë, nëse shkon gjithë çka në rregull duke marrë parasysh  krizën e koronës, ajo në mes të korrikut do ti bashkohet ansamblit prestigjioz botëror, në përgatitjet për  sezonin e ardhshëm.

Stefanija me balet merret nga mosha nëntë vjeçare ,  në SHQSHMB  ,,Ilija Nikollovski Lluji” , në klasën e Danilloska-Koçevska. Në moshën 15 vjeçare ajo shkoi për të studiuar në një shkollë shtetërore në Perm (Rusi), një nga shkollat më të vjetra të baletit klasik.

Arsimin e vazhdoi në Akademin e Baletit në Bollshoj” ku në konkurrencë të madhe , Stefanija diplomojë me notat më të larta si e vetmja balerinë e huaj në një klasë ruse dhe është e vetmja e vendeve të huaja që hyri në ,,Bollshoj”. Stefanija është brend – ambasador e firmës së njohur të këpucëve  të baletit ,, Grishko”.

Jam shumë e lumtur, kjo është ëndrra  ime  e fëmijërisë”, na tha Stefanija,  e cila është e vetëdijshme që shumë vajza ëndërrojnë të jenë pjesë e ,,Bollshoj”, por përkushtimi i saj, puna e palodhur, shumë mundë, ushtrime, dorëheqje dhe besimi i mundësuan kësaj balerine të re që ëndrrën ta bën realitet.

Në familjen Gashtaroska dhe nëna e saj, Marija Krstevska, balerin në Operën dhe baletin Nacional në Shkup këto ditë te ato sundoi një shqetësim dhe fat të madh.   Stefi nuk ndaloi me ushtrimet asnjë ditë gjatë qëndrimit në shtëpi, duke u përgatitur për rikthimin e madh në Moskë. ,,Nuk mund të merrnim një lajmë më të mirë” , thanë Marija dhe Stefi pas telefonatës nga drejtoria e punësimit në shtëpinë më prestigjioze  të baletit në botë. Nga e tërë gjenerata, janë të punësuar shtatë vajza dhe një djalë.

Pyetjes që ju bë a ka frik Stefania tha “ Frika ime e vetme është nëse nuk më jepet mundësia për të treguar sa mundem”. Deri më tani talenti dhe puna e palodhur i kanë siguruar Gashtaroskës  suksese të jashtëzakonshme. Ajo në moshën 16 vjeçare performoi në Bollshoj” dhe luajti princeshën Aurora nga baleti Bukuroshja e fjetur”,  në një mbrëmje gala baleti kushtuar koreografit Marius Petipa, ku performuan 240 përfaqësues nga shkollat më të mira të baletit në Rusi.

Sezonin e kaluar ajo ishte e vetmja nga studentët në ,,Bollshoj” e cila ishte e ftuar të bënte një performim  solo me yjet e “Bollshoj”në hapjen e një dege të teatrit në Kaliningrad, dhe pati paraqitjen e saj të parë me një rol në shfaqen ,,Arëthyesi” me ansamblin e ,,Bollshoj” në Atinë.