Në lidhje me akuzat për jotransparencë nga ana e Ministrisë së Kulturës gjatë punës së sotme të komisioneve profesionale të cilat i shqyrtuan aplikacionet e refuzuara të konkurseve vjetore për projektet me interes nacional, duam të njoftojmë për këtë si vijon:

Komisionet profesionale sot filluan me punë me orar të punës prej orës 10:30 deri në orën 16:30, periudhë në të cilën mediet patën mundësi të incizojnë pjesë të punës së tyre dhe ta përcjellin gjithë procesin e shqyrtimit të fletëparaqitjeve.Informojmë se mediet vetë, sipas dëshirës së tyre, i lëshuan hapësirat e Ministrisë së Kulturës, ndërsa një pjesë e tyre në mënyrë tendencioze njoftuan se kanë pasur presione t’i lëshojnë hapësirat e Ministrisë, që është i pasaktë. Një pjesë e medieve i transmetuan deklaratat e pjesëmarrësve në konkurs, ende vetë aplikuesit pa i marrë aktvendimet e Ministrisë së Kulturës me arsyetimet se përse janë refuzuar.

Në lidhje me dëshmitë e disa aplikantëve, pjesëmarrës në konkursin për veprimtarinë ndërkombëtare dhe gjoja mosvënien re të komisionit gjatë evidentimit të disa materialeve (si ftesa për pjesëmarrjen e aplikuesit), ju njoftojmë se Komisioni për Veprimtarinë Ndërkombëtare ende nuk ka filluar me punë dhe me shqyrtimin e projekteve të refuzuara.

Mediet, edhe pse patën mundësi ta ndjekin gjithë procesin e punës së komisioneve profesionale, nuk e bënë këtë, por dërguan pyetje në Ministrinë e Kulturës, ndërsa disa nuk i publikuan përgjigjet.

Ministria e Kulturës, sikurse deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, mbetet konsekuente në angazhimet për transparencë dhe raportim në të gjitha aspektet e punës së saj.