Me shfaqjen “Impulsi # Vëllimi13” në Muzeun e Artit Bashkëkohor do të hapet sezoni 2019/2020 i Teatrit të Vallëzimit në Shkup, sonte në orën 20:00.

Shfaqja është e përbërë nga disa pjesë, sipas konceptit dhe koreografisë së Adrijana Dançevska, Dejan Bitrovski dhe Risima Risimkin.

Me këtë shfaqje Teatri i Vallëzimit në Shkup paralajmëron një sezon të pasur, produksione të reja origjinale, interpretime nga koreografët e huaj, si dhe turne në vend dhe jashtë tij.