Qendra e Hulumtimit të Trashëgimisë Kulturore pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe shtëpia botuese „Matica Makedonska“ sot në mesditë në ASHAM do ta promovojnë monografinë „Shën Mëria Perivlepta (Shën Klimenti) në Ohër“ nga akademiku Cvetan Grozdanov.

Promovimin me fjalim përshëndetës do ta hap kryetari i ASHAM-it, Taki Fiti, ndërsa botimin do ta promovojnë kryepeshkopi i Ohrit dhe i Maqedonisë, imzot Stefani, akademikët Vllado Kambovski dhe Georgi Stardellov dhe dr. Sasho Cvetkovski.