Në skenën e Qendrës së Kulturës „Grigor Përliçev“ në Ohër nesër mbrëma (6 mars) përsëri do të jepet shfaqja „Analfabet” –komedi sipas Branisllav Nushiq, me regji të Gjorgji Rizeski.

Në shfaqje interpretojnë: Goran Stojanoski, Nikolla Todoroski, Strezo Stamatovski dhe Adrijana Bilaloviq-Todoroska. Skenografia e shfaqjes është e Zoran Nikollovskit, ndërsa kostumet janë të Vanço Vasilev.