Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, nesër (17.4.2019) në hapësirat e Filarmonisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të realizojë takim bilateral me ministrin e Kulturës të Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq.

Pas takimit në orën 12:00 të dy ministrat do ta nënshkruajnë Programin e ri për bashkëpunim kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës të Malit të Zi për periudhën 2019- 2022, ndërsa janë paraparë edhe deklaratat për mediet.

Ministrat Ademi dhe Bogdanoviq në orën 18:00 në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi do të marrin pjesë edhe në hapjen e ekspozitës së veshjes solemne nga fondi i Muzeut Kombëtar të Malit të Zi „Moda evropiane e oborrit malazez – reflektime“.