Ekspozita “30 vjet nga Kolonia e Artit në Galiçnik” do të hapet në Qendrën Multimedia “Stacioni i Vogël”, ku do të prezantohet përzgjedhja e veprave nga të gjitha edicionet e Kolonisë, sonte në orën 20:00.

Veprat janë të teknikave të shumta të artit – nga ato klasike, si vaji në pëlhurë, skulptura në dru, metal, kolazhe, deri tek instalimet, printimet digjitale, fotografitë, instalimet grafike, video projeksionet, instalimet e zërit, projektet në internet të realitetit të shtuar, etj.

Përzgjedhësit e ekspozitës janë dr. Sanja Kojiq-Mlladenov, kuratore e lartë në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Novi Sad dhe Ana Frangovska, kryetare e Kolonisë së Artit në Galiçnik.

Kolonia e Artit në Galiçnik u themelua nga Nove Frangovski (1939-2017) me qëllim të futjes së ndjeshmërisë cilësore specifike në punën e përbashkët të një grupi autorësh ndërkombëtarë dhe vendorë, gjë që mundësoi edhe afirmimin e kulturës dhe artit maqedonas në botë.