Në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej sot deri më 4 Prill të këtij viti, do të qëndrojnë Flora Karagijani nga Qendra Europiane për Monumente Bizantine dhe Post-Bizantine (EKBMM),dhe  Marija Mercani udhëheqëse në Drejtorinë për konservim të monumenteve antike dhe bashkëkohore në Republikën e Greqisë.

Në kuadër të kësaj vizite,sot në Ministrinë e Kulturës mysafirët nga Greqia u takuan me ministren e kulturës Irena Stefoska.Në takim ndër të tjerash, u inicua edhe nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim me Qendrën Europiane për Monumente Bizantine dhe Post-Bizantine.Në takim u bë konfirmimi për bashkëpunim konkret ndërmjet dy vendeve miqësore,me një fokus të veçantë në konservim dhe restaurim të trashëgimisë bizantine,trajnim të stafit profesional për mbrojtje,si dhe bashkëpunimin akademik dhe përgaditjen e punimeve.Në takim ranë dakord se bashkëpunimi do të formalizohet këtë pranverë,ndërsa disa nga projektet e përbashkëta do të mund të fillojnë këtë vit.

Pas takimit në Ministrinë e Kulturës,delegacioni nga Republika e Greqisë do ta vizitojë  Muzeun Arkeologjik,Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Manastir,kishën ,,Shën Gjorgji,, në Kubrinovo si dhe kishën ,,Shën Sofia,, në Ohër.Gjatë vizitës ata do të bisedojnë me ekspertë nga Republika e Maqedonisë së Veriut për mundësitë për bashkëpunim,shkëmbim të ideve dhe trajnimin e të rinjve në pjesën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore,gjegjësisht mbrojtjen e monumenteve bizantine dhe postbizantine në kulturë.

Qendra Europiane për Monumente Bizantine dhe Post-Bizantinenga është i udhëhequr nga ana e Këshillit i përbërë prej shtatë antarësh të përzgjedhur nga  Ministria e Kulturës dhe Sportit të Republikës së Greqise.Qendra ka spektër më të gjërë të veprimtarisë,i cili përfshin organizim të kurseve dhe trajnimeve,ndarjen e stipendioneve për studime shkencore ose pjesëmarrje në projekte hulumtuese-shkencore,pjesëmarrje në programin nacionale dhe ndërkombëtare për studime shkencore dhe zhvillimin e teknologjisë,pjesëmarje në aktivitete shkencore dhe misione të organizatave ndërkombëtare,si dhe përgaditjen dhe botimin e studimeve shkencore dhe aktivitete të tjera relevante shkencore.