Pas 10 viteve përsëri projeksion kinemaje në Pehçevë

Me kandidatin e Maqedonisë për Oskar „Shëruesi”, të regjisorit Gjorçe Stavreski, pas një pauze prej 10 viteve në Pehçevë, përsëri jepet film ...

Kusi_1

Siç informon drejtoresha e Shtëpisë së Kulturës, Ana Marija Teoharova, kjo është një nxitje në qytet që  përsëri të gjallërohet projeksioni i kinemasë.

“Ky është prezantim i parë filmit artistik në Shtëpinë e Kulturës „Jane Sandanski” pas pothuajse 10 viteve. Shpresojmë se do të jetë cak i qëlluar, posaçërisht për të rinjtë dhe adhuruesit e filmit, të cilët deri më tani për projeksione të kinemasë detyroheshin të udhëtojnë në kryeqytet dhe, me këtë, t’i përmbushin apetitet e tyre filmike”, tha Teoharova.

Premiera e „Shërues” në Pehçevë është caktuar për 4 janar.

Teoharova, e cila prej para pak kohe është drejtoreshë e Shtëpisë së Kulturës, paralajmëroi numër më të madh aktiviteteve kulturore dhe kthim të një pjese nga manifestimet të cilat atë kohë ishin të njohura për Pehçevën. Ajo i ftoi të rinjtë të japin propozimet, iniciativat, idetë e tyre, me çka do të kontribuojnë për pasurimin e jetës kulturore të qytetit.
kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia