Shfaqje dhe koncerte nga gjysma e dytë e janarit

Teatrot e Shkupit nga gjysma e këtij muaji do t’i prezantojnë shfaqjet e para në vitin 2019. Opera dhe Baleti i Maqedonisë koncertin tradicional për festën e Shën Vasilit do ta mbajë më 12 dhe 13 janar. Këtë vit ky është titulluar “Disco fever” dhe do të përmbajë hite diskotekash nga vitet 1970-ta me aranzhmane simfonike tërësisht të reja ...

Kusi_2

Shfaqja e parë në repertorin e Teatrit Popullor të Maqedonisë është „Mos vë bast për Anglezët“ më 14 janar, ndërsa dy ditët në vijim publiku në TPM do të mund ta ndjekë shfaqen „Jeta është e shkëlqyeshme“.

Në Teatrin  e Dramës shfaqja e parë është caktuar për 15 janar – „Të huajit “, pas së cilës, tjetra në program, sipas repertorit, është “Mbret Ibi” më 23 janar.

Teatri për Fëmijë dhe të Rinj më 10 janar do ta luajë shfaqen „Oliver Tuist“, ndërsa ditën tjetër “E përhitura”.

Koncerti i parë simfonik i Filarmonisë së Maqedonisë në vitin 2019 mbahet më 24 janar, me solistin Lusjen Renodin – Vari dhe dirigjentin Peter Feranec.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia